Bota

Shaqiri zbulon diçka interesante pas transferimit në Liverpool

Xherdan Shaqiri është transferuar në Liverpool për 13 milionë funte, nga Stoke City. Ai ka nënshkruar kontratë afatgjate me “Redsat”.Duke folur për Liverpool TV pas transferimit në “Anfield”, Shaqiri ka zbuluar se disa vite më parë “Të Kuqtë” janë interesuar për shërbimet e shqiptarit, por nuk ishte e shkruar të ndodhte atë kohë dhe tani është i lumtur që më në fund e ka veshur fanellën e kuqe.

“Disa vite më parë, doja të vija gjithashtu këtu, por nuk ndodhi. Jam me të vërtetë i lumtur që më në fund ndodhem këtë”, u shpreh Shaqa.“Dua të përmirësohem, dua të jem me më të mirët, dua të fitoj tituj. Për këtë gjendem në Liverpool”, deklaroi mes tjerash 26 vjeçari.Shaqa iu bashkua Liverpoolit pas tri sezoneve me Stoke City ku bëri 92 paraqitje dhe shënoi 15 gola. /Insporti.com/

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Me te shikuarat

Fansat e Futbollit Kosovar

Copyright © 2018Themetf

To Top