Liga Pare

S’ka rehati për Besën

Sikur nuk ka mjaftuar njollosja e historisë së lavdishme duke rënë nga Superliga në Ligën e Parë. Klubi i dytë më i trofeshëm në vend assesi të këndellet. Pasi ra nga Superliga në Besë nisi një riorganizim me qëllim të rikthimit të shpejtë në elitë, për çka e kishte angazhuar edhe trajnerin e njohur Ismet Munishin, shkruan Gazeta “Zëri”.

Por, gjithçka është kthyer në pikën zero. Kriza financiare vazhdon ta mbajë të shtrirë për toke klubin pejan, i cili është dorëzuar. Futbollistët po i bojkotojnë seancat stërvitore dhe po paralajmërojnë se nuk do ta zhvillojnë as ndeshjen kampionale të fundjavës për shkak të mosdhënies së pagave nga ana e klubit të tyre të zhytur në krizë. Krejt kjo situatë e ka shtyrë Ismet Munishin të dorëhiqet.

Vetë trajneri dorëheqjen e ka ndërlidhur me çështje personale, por ajo ndërlidhet në fakt kryekëput me gjendjen financiare të klubit, e cila e ka penguar Munishin ta kryejë punën e tij profesionale si një profesionist, kur dihet se garat në Ligën e Parë janë shumë të vështira me rivalitet të madh për kthim në Superligë e të cilave natyrisht se nuk mund t’u përballojë asnjë trajner kur klubi i vet është në krizë financiare, ndërsa lojtarët mendojnë shumë për mosmarrjen e rrogave dhe shumë pak për të shënuar fitore.

Është për keqardhje fakti se Besa zhytet në këso ujërash qysh në start të kampionatit të ri dhe në një kohë kur gjithçka e filloi për mrekulli. Me një barazim dhe dy fitore pejanët me Munishin e kishin marrë kryesimin në Ligën e Parë, duke qitur hapat e parë përpara drejt kthimit në Superligë. Por, kjo vështirë se mund të ndodhë nëse situata nuk përmirësohet. Me përmirësim eventual të shpejtë të gjendjes ekonomike ndoshta në stadiumin “Shahin Haxhiislami” do të kthehej edhe Munishi. Fushë Kosova është kundërshtarja e radhës e cila e pret Besën, natyrisht nëse futbollistët pranojnë të udhëtojnë pa u paguar./ZËRI

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Me te shikuarat

Fansat e Futbollit Kosovar

Copyright © 2018Themetf

To Top