Futsalli

SKANDAL: Klubi i madh lajmëron kurdisjen në FFK!

Fenomeni “kurdisje” ka nis të qarkullojë edhe në futsallin kosovar.

Madje, është kryetari i një klubi të njohur ai i cili ka lajmëruar kurdisjet. Fjala është për Abaz Beqajn e Liburnit, i cili publikisht e ka lajmëruar Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK) për kurdisje, raporton “Zëri”.

“Kurdisjet po ia prishin hijeshinë këtij sporti të bukur dhe atraktiv. Premia e lojtarëve të Drenicës për të nxjerrë rezultat pozitiv kundër nesh dhe kurdisja e sotme në Pejë është e turpshme”, ka shkruar Beqa në profilin e tij në “Facebook”.

“Ne si kryesi e klubit do t’i drejtohemi FFK-së që t’i ndëshkojë të gjithë matrapazët që po mundohen ta bastardojnë këtë sport shumë të shikuar. Ne si klub ndihemi krenar sepse asnjëherë nuk jemi bë pjesë e këtyre mashtrimeve dhe as nuk do të bëhemi në të ardhmen. Luftën drejt mbrojtjes së titullit do ta bëjmë ndershëm me djersën e lojtarëve dhe mbështetjen e tifozëve”, ka theksuar ai. /Zeri/

Image
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Me te shikuarat

Fansat e Futbollit Kosovar

Copyright © 2018Themetf

To Top