Superliga

Sokoli: Me gjyqtarë si Tahiri, futbolli i Kosovës nuk shkon përpara

Trajneri i Llapit, Bylbyl Sokoli, ka shpërthyer pas barazimit ndaj Flamurtarit.

Ai deklaroi që gjyqtari Fatmir Tahiri e vendosi direkt ndeshjen, përcjellë Gazeta Olle.

“Kështu dëmtohet futbolli. Me këtë gjyqtar si Fatmir Tahiri, futbolli kosovar nuk shkon përpara. Unë gjithmonë e kritikoj skuadrën time, por sot gjyqtari vendosi takimin”, deklaroi Sokoli për “Supersport”.

“Ngarkesa sot ishte e madhe dhe ekipi im nuk e përballoi. Këtu është problem ynë”.

“Duhet të jemi më të sigurtë dhe të luajmë më qetë. Do të mundohem të punoj në këtë aspekt”, shtoi ai.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Me te shikuarat

Fansat e Futbollit Kosovar

Copyright © 2018Themetf

To Top