Superliga

Tjetër largim i rëndësishëm nga Liria (FOTO)

Një nga futbollistët më stabil që pati Liria, edicionin e kaluar është emri i mesfushorit prizrenas Alush Gavazaj, shkruan Korneri.net

23 vjeçari pas një edicioni të kaluar te skuadra prizrenase është ndarë nga Liria, për të kërkuar aventurë të re në karrierën e tij.

Gavazaj për redaksinë e Korneri.net ka zbuluar se ka disa oferta të mira nga Kategoria Superiore në Shqipëri, ku pritet të rikthehet të luajë sërish.

“Me Lirinë jam ndarë zyrtarisht dhe kontrata më ka skaduar. Momentalisht jam në bisedime me disa skuadra të Kategorisë Superiore në Shqipëri, ku besojë që së shpejti do të vendosi për njërën nga to”, tha Gavazaj, i cili në të kaluarën ishte pjesë e Tiranës, Bylis, Tërbunit e Korabit.

Fotografia e LIRIA FC

Gavazaj me Lirinë, pati 24 paraqitje në Superligë prej tyre 20 i filloi si startues duke e bërë atë një nga futbollistët më stabil në skuadrën e Bledi Shkëmbit.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Me te shikuarat

Fansat e Futbollit Kosovar

Copyright © 2018Themetf

To Top