Superliga

TREPÇA ‘89 – PRISHTINA, e ndërprerë në minutën e 33-të për hyrje të spektatorëve – prindërve të lojtarëve nëfushë

Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e mbajtur më datë 11.04.2018 shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara nga ana e komisioneve të garave pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit të zhvilluara me datë  07-08.04.2018 dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve konform Dispozitave të Rregullores Disiplinore sjelli këto;

 

V E N D I M E

KF “TREPÇA ‘89“ nga Mitrovica (kategoria e kadetëve) në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit, për lëshime në organizimin e ndeshjes  së kadetëve në nivel nacional: TREPÇA ’89 – PRISHTINA, e zhvilluar në stadiumin me bari artificial në Mitrovicë, me datë 01.04.2018 (ndeshje e ndërprerë minuta e  33 te rezultati 2;1 për mysafirët (raportet e zyrtarëve të ndeshjes dhe deklaratat shtesë – plotësuese  )

DENOHET;

Me shqiptimin e masës disiplinore; VËREJTJE E FUNDIT  në bazë të Rregullores Disiplinore neni 50  paragrafi 1 pika 1.

 

BLEND  REXHA; lojtar i klubit të futbollit “TREPÇA  ‘89“ nga Mitrovica, me numër të ID  kartelës sportive; 003782M01 dhe licencuar nëFederatën e Futbollit të Kosovës me numër 94 , në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar për manifestim të sjelljeve josportive  dhe identifikues kryesor bashkarisht me lojtarin mysafir me numër  66 për ndërprerje të takimit të Ligës së Kadetëve në nivel nacional, minuta e 33 e ndeshjës; TREPÇA 89 – PRISHTINA, e zhvilluar  me datë 01.04.2018 në Mitrovicë(raportet e zyrtarëve dhe deklaratat plotësuese)

DENOHET

Me ndalesë loje për;  3 (tre) muaj  për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara  nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës  në bazë të Rregullores Disiplinore neni  46 paragrafi 1 pika 1.

 

KUSHTRIM  RRMOKU; lojtar i klubit të futbollit “PRISHTINA“ nga Prishtina me numër të ID kartelës sportive;  009725M01  dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër  66, në procedurë të hapur disiplinore nga ana e Komisionit, për manifestim të sjelljeve josportive; identifikues dhe shkaktar për ndërprerje të ndeshjës së Ligës së Kadetëve në nivel nacional; TREPÇA ‘89 – PRISHTINA, në minutën e 33  (raportet e zyrtarëve dhe deklaratat plotësuese nga ndeshja)

DENOHET

Me ndalesë loje për ; 3 (tre) muaj për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni  46 paragrafi 1 pika 1.

XHEVDET  RAMA; delegat i Federatës së Futbollit të Kosovës  për vëzhgimin e ndeshjeve të kategorive të reja, në procedurë të hapur disiplinore nga ana e Komisionit, për lëshime  në kryerjen e detyrës së delegatit në ndeshjen e Ligës së Kadetëve në nivel nacional; TREPÇA ‘89 – PRISHTINA,  e ndërprerë në minutën e 33-të për hyrje të spektatorëve – prindërve të lojtarëve nëfushë) raportet e zyrtarëve dhe deklaratat plotësuese  nga ndeshja e ndërprerë)

DENOHET

me ndalesë të kryerjes së punës së delegatit në kohëzgjatje për ; 3 (tre) muaj për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, nëbazë të Rregullores Disiplinore neni  78 paragrafi  1 pika 1.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Me te shikuarat

Fansat e Futbollit Kosovar

Copyright © 2018Themetf

To Top