Futsalli

Treshja nga Maqedonia e lindur për trofe në futbollin në palestër

Treshja nga Maqedonia, Ferid Agushi, Dragan Petroviç dhe Taulant Ismaili, si duket janë të lindur për trofe. Pas shumë trofeve të fituar në futsalin e Maqedonisë, ata tashmë një gjë të tillë po bëjnë edhe në futsalin kosovar, njofton “infoSport”. Agushi, Petroviç dhe Ismaili gjatë këtij sezoni braktisën ekipin e Velesit dhe iu bashkuan skuadrës kosovare të Feniksit nga Drenasi, me të cilën skuadër të shtunën në mbrëmje triumfuan në Kupën e Kosovës.

Në ndeshjen e zhvilluar në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, Feniksi në ndeshjen finale me rezultatin e thellë 6:0 mundi Besën e  Pejës, për të cilën skuadër luajti një tjetër lojtar nga Maqedonia, Orhan Ibishi, i cili gjatë kësaj merkatoje dimri nga rradhët e skuadrës kampione të Futsal Shkupit iu bashkua skuadrës pejane.

Vlen të ceket se gjysmën e golave në ndeshjen e mbrëmshme finale i realizoi kjo treshe, me Agushin që shënoi një dopietë dhe një tjetër goli të shënuar nga ana e Petroviç, teksa në listën e golashënuesve për skuadrën e Feniksit, gjithashtu u regjistruan edhe Mejzini, Topilla dhe Ibrahimi.

Është ky trofeu i parë i Feniksit gjatë këtij sezoni, që me Ismailin, Agushin dhe Petroviçin në skuadër, shihet edhe si një ndër pretendentët kryesor për titullin e kampionit në Kosovë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Me te shikuarat

Fansat e Futbollit Kosovar

Copyright © 2018Themetf

To Top