Liga e Dyte

Vaki kosovare: Skuadra udhton për të zhvilluar ndeshjen, nuk luan shkaku i fushës

Skaudra e Dardanës në Ligën e dytë të Kosovës në fundjavë ka hasur në krejt diçka të papritur shkruan futbollikosovar.com.

Dardana udhtoj në Ferizaj te skuadra e Kastriotit për takimin e vleshëm kampional të Ligës së Dytë, por ndeshja nuk filloj fare për arsyje krejtësisht banale.

Fusha me bari sintentik ku pritej të zhvillohet ndeshja, për vendasit nuk bënte të luhej futboll edhe pse gjendja e fushës ishte jashtëzakonisht e mirë.

Klubi i Dardanës ka lëshuar një komunikat ku thotë:

Sot ishte dasht të luhet ndeshja e radhes ndërmjet KF.DARDANA dhe KF.KASTRIOTI nga Ferizaj, mirëpo nuk zhvillohet për arsye krejt banale, sipas nikoqirëve nuk bën fusha, mirëpo në realitet saj perket fushes gjithqka kishte qenë në rregull.

Me shpresë se Federata e Futbollit të Kosovës do ti mar hapat e nevojshëm në harmoni me ligjet në fuqi per eleminimin e sjelljeve deviante që nuk i bëjnë nderë Sportit e posaqërisht Futbollit kur kihet parasyshë se tani jemi pjesë e UEFAs dhe FIFAs.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Me te shikuarat

Fansat e Futbollit Kosovar

Copyright © 2018Themetf

To Top