Uncategorized

Zyrtare: Feronikeli me transfer nga Bregu i Fildishtë!

Skuadra e Feronikelit ka goditur me një transferim, ku ka zyrtarizuar futbollistin nga Bregu i Fildishtë, Ben Hamed Kone.

Në parim, ai ka arritur marrëveshje me presidentin e klubit, Naser Ramaj, që t’i bashkohet Feronikelit dhe të startojë me lojë në sezonin pranveror, njofton klubi i ‘Niklit’, raporton futbollikosovar.com.

Deri tani, Kone ishte lojtar i klubit italian, Nuroese, teksa prej fillimit të karrierës së tij ka qenë pjesë e shumë skuadrave, përfshirë Chonburi F.C nga Tajlanda, Home United F.C nga Singapuri, Gainare Tottori F.C nga Japonia, Slavia Sofia F.C nga Bullgaria, Academica Argeş nga Rumania, FC. Voluntari nga Rumania dhe Dibba Al- Fujairah S.C nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Përshendetje, kjo faqe mirëmbahet vullnetarisht nga disa të rinjë. Klikoni ne reklamat për të na ndimuar financiarisht që ta mirëmbajmë sa më mirë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Me te shikuarat

Fansat e Futbollit Kosovar

Copyright © 2018Themetf

To Top