Liga Pare

Zyrtare: Klubi i madh kosovar sërish mbetet pa trajner

Besa e Pejës nuk i ka punët mirë me trajnerë, raporton Insporti.

Fillimisht u largua Ismet Munishi ndërkohë që pas ndeshjes së sotme me Fushë Kosovën, është larguar edhe Astrit Imami.

Besa e humbi këtë takim që u zhvillua në stadiumin ‘Ekrem Grajçevci’  me shifrat 1:0.

Imami e konfirmon lajmin për Insporti.com duke i zbuluar problemet e mëdha në klub. “Besa është në krizë të madhe dhe pas ndeshjes së sotme jam larguar. Klubi ka probleme të brendshme. Pas Ismet Munishit largohem edhe unë, pasi që punët nuk janë aspak mirë. Më vjen shumë keq, pasi që Ismeti e ka bërë një punë të madhe së bashku me mua. Shpresoj se Besa do të këndellet”, deklaroi Astrit Imami, fitues i Kupës së Kosovës me Besën, vite më parë.

Besa është edhe në krizë financiare pasi lojtarët nuk janë paguar tash e dy muaj.

Ata e kanë luajtur ndeshjen e sotme pasi që kanë marrë premtime se borxhet ndaj tyre do të shlyhen të martën që vjen.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Me te shikuarat

Fansat e Futbollit Kosovar

Copyright © 2018Themetf

To Top