Superliga

Zytare: Dy futbollist të Dritës, suspendohen për 1 muaj!

Komflikti i bërë në ndeshjen e juniorëve, 2 Korriku – Drita, i ka kushtuar dy futbollistëve të Dritës me ndales loje për 1 muaj, njofton Komisoni disiplinor i FFK-s, përcjell ‘futbollikosovar.com’.

TONI SALIHU; lojtar i klubit  të futbollit “DRITA“ nga Gjilani, me numër të ID kartelës 001256M99 në procedure të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit për ndëshkim me karton të kuq (shkaktari kryesor për ndërprerje të takimit) në ndeshjen e javës së; XVII-të , të Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve; 2 KORRIKU – DRITA (ndeshje e ndërprerë; përleshje e lojtarëve – raportet e zyrtarëve të ndeshjes);

DENOHET

Me ndalesë loje në kohëzgjatje për;  1 (një) muaj për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit  në bazë të Rregullores Disiplinore, neni 40 paragrafi 1 pika 4.

 

MELOS  ISMAILI; lojtar i klubit të futbollit “DRITA“ nga Gjilani me numër të ID kartelës 003164M00  në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit, i evidentuar si pjesëmarrës në përleshjen e krijuar  dhe ndër shkaktarët për ndërprerje të ndeshjes së javës së; XVII-të të Vala Superligës për kategorinë e juniorëve; 2 KORRIKU – DRITA, e zhvilluar në Prishtinë (raportet e zyrtarëve të ndeshjes)

DENOHET

Me ndalesë loje në kohëzgjatje për; 1 (një) muaj për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores Disiplinore, neni 40 paragrafi 1 pika 4.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Me te shikuarat

Fansat e Futbollit Kosovar

Copyright © 2018Themetf

To Top